Skip to content

‘Do të paguani më shumë’, Rama zbulon vendimin e fundit qe prek gjithe shqiptaret

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se janë drejt finalizimit të çmimeve të reja të transparencës. Duke qenë se vlera e pronave është rritur me 26%, Rama shtoi se taksa e tyre ashtu sikurse dhe në vendet e tjera të Europës do të duhet që të ketë të njëjtën rëndësi.

Sipas kryeministrit taksa për shtëpinë e dytë, sidomos për ato në zonat bregdetare, do të jetë më e lartë. “Punë ditësh, javësh do të dalin çmimet e reja të referencës.

Related article  TRAGJEDI NE RRUGE, humbin jetën 9 persona nga perplasja e forte e makinave, mes tyre edhe dy fëmijë

Çmimet e reja do të kenë dhe një element tjetër. Taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se sa për shtëpinë e parë. Bashkitë, sidomos ato të bregdetit do kenë një të ardhur domethënëse nga ky proces.

Related article  VIDEO - Gjesti nuk e mban dot presionin e provokimeve, ‘kërcënon’ publikisht produksionin e BBA: Nese edhe nje here...

Pasi shumë persona në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Nga ana tjetër duke pasur parasysh që çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë kush do ta menaxhojë mirën taksën e pasurisë do të ketë të ardhura të mira, një gjë duhet pasur parasysh.

Related article  Vajza e Agron Llakajt perlot me rrefimin: Pas vdekjes se mamit, babi s'eshte me si dikur, ai tani...

Ministria e Financave do na japë një udhërëfyes për tu pasur parasysh në kushte kur me futjen e çmimeve të reja të referencës taksa e pronës do të rritet dhe me kushtet kur për herë të parë do fusim konceptin e shtëpisë së dytë.

Të gjithë këta që kanë shtëpitë në bregdet do duhet të paguajnë më shumë”, tha Rama.

Published inShowbizz