Skip to content

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Shërbimi meteorologjik njofton se vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në rritje nga orët e mesditës.

Sipas parashikimeve, vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore në verilindje dhe juglindje, reshjet do të vijnë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të lokalizuar me breshër.

Related article  Video perlotese e Astrit Kalasë nga momenti kur kaloi VETTINGUN

Në orët e mbrëmjes, reshjet humbasin intensitetin dhe do të lokalizohen në relievet malore në veri, me intensitet të ulët e kryesisht të karakterit lokal, deri në ndërprerjen e tyre.

Related article  Befason Eltoni: Luke dhe Roberti erdhën të maskuar në hotel, kishin frikë se do u vrisnin…

Era, temperaturat dhe valëzimi i detit

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me një shpejtësi mesatare 5 m/s. Në lugina dhe në bregdet, shpejtësia e saj do të arrijë në 6-9 m/s, duke shoqëruar valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Related article  Tjetër krim në familje, shqiptari vret ish-gruan!

Temperaturat e parashikuara për qytetet kryesore:

  • Shkodër: 16/30°C
  • Kukës: 20/34°C
  • Lezhë: 22/31°C
  • Dibër: 15/30°C
  • Durrës: 19/31°C
  • Tiranë: 21/33°C
  • Elbasan: 19/33°C
  • Berat: 18/32°C
  • Vlorë: 22/30°C
  • Korçë: 15/26°C
  • Gjirokastër: 16/33°C
  • Sarandë: 19/30°C
Published inShowbizz