Skip to content

Tronditet vendi/ Djali shuhet në lule të rinisë

Një tragjedi ka tronditur sot qytetin e Durrësit. Rreth orës 12:40, një 33-vjeçar me inicialet R.H., i cili dyshohet se vuante nga probleme të rënda psikologjike, u vetëhodh nga kati i katërt i një pallati në lagjen Nr. 1, duke gjetur vdekjen në vendngjarje.

Related article  Tragjedi në det - Përmbyset gomonia plot me pasagjerë, vdesin tre motra minorene

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi papritur, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në komunitet. Menjëherë pas alarmit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe një ambulancë, por fatkeqësisht, viktimës nuk arritën t’i jepej ndihma e nevojshme.

Related article  Olta Gixhari acarohet per nxjerrjen e Gjestit nga BBVip Kosova, jame ke e ka inatin

Hetimet në vendngjarje, zbardhja e shkaqeve

Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarje tragjike. Ata po mbledhin prova dhe po marrin në pyetje familjarët dhe dëshmitarët për të kuptuar shkaqet që e shtynë 33-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.

Related article  Emri surprizë/ Kush është banori i BBV që fitoi më shumë ndjekës në Instagram këtë javë

Ngjarja e sotme shërben si një kujtesë e trishtë për rëndësinë e ndërgjegjësimit mbi shëndetin mendor dhe ofrimit të mbështetjes për personat që përballen me probleme psikologjike.

Published inShowbizz