Skip to content

Prag tragjedie! Digjet dhe fundoset superjahti. VIDEO dramatike tregon momentet e tmerrit

Momente dramatike janë regjistruar pranë ishullit të Ibizës, ku superjahti 28-metërsh “Da Vinci” u përfshi nga flakët dhe u fundos. Pamjet e publikuara tregojnë re të mëdha tymi gri që ngriheshin mbi det, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të kontrollonin situatën.

Related article  A është g*y? Klajdi Musabelliu zbulon të vërtetën pas eliminimit — i reagon Bernardit!

Sipas Shërbimit të Shpëtimit Detar spanjoll, Salvamento Marítimo, shtatë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në kohë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima. Ngjarja ndodhi 7.3 milje në jugperëndim të ishullit Formentera.

Dështimi i operacionit të shpëtimit dhe shkaqet e mundshme

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë anijet “Guardamar Concepción Arenal” dhe “Salvamar Naos”, të cilat transportuan edhe zjarrfikësit në vendngjarje. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, zjarri nuk u shua dot dhe superjahti u fundos.

Related article  Tha se është gay, Dasara Karaiskaj publikon fotot e Jozit me të dashurin! Dalin bisedat me...

Mediat lokale raportojnë se zjarri ka nisur në dhomën e motorit. Fillimisht, flakët dukeshin nën kontroll, por situata u përkeqësua gjatë tentativës për të tërhequr anijen, duke çuar në fundosjen e saj. Shërbimet detare po vijojnë punën për pastrimin e mbetjeve në zonë dhe për të hetuar shkaqet e plota të këtij incidenti.

Published inShowbizz