Skip to content

Sot rikthehen reshjet! Ja zonat ku do të ketë shi

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e enjte, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në orët e vona të pasdites do të ketë alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonat kodrinore e malore, ndërsa në larta malore priten edhe shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.

Related article  Xheneta Fetahu mbërrin në Tiranë, gati të futet në Big Brother Albania? (VIDEO)

Parashikimi i erës dhe temperaturave

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 4 m/s. Në lugina dhe përgjatë bregdetit, shpejtësia do të arrijë 5-7 m/s, ndërsa valëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Related article  A do të jetë pjesë e Big Brother VIP 4? Xheneta Fetahu flet për herë të parë

Temperaturat, pas valës së të nxehtit, do të pësojnë një rënie të lehtë, por do të mbeten të larta. Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar:

Qyteti Temperaturat (°C) Moti
Shkodër 22/39 Diell me re
Kukës 17/35 Diell me re
Lezhë 24/37 Diell me re
Durrës 19/37 Diell me re
Tiranë 24/37 Diell me re
Elbasan 21/38 Diell me re, shi
Berat 18/38 Diell me re, shi
Vlorë 20/34 Diell me re
Sarandë 20/36 Diell me re
Korçë 18/31 Diell me re, shi
Gjirokastër 17/37 Diell me re
Related article  Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë shkakton autizëm! Kennedy Jr. zbulon raportin e ri qe po trondit boten
Published inShowbizz