Skip to content

Zjarret në Shqipëri nuk janë rastësi? Akuza e fortë ndaj Ramës

Në një reagim të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, avokati Arben Llangozi ka lëshuar akuza të rënda ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur situatën e zjarreve me një “plan të pistë” për shkatërrimin e vendit. Sipas Llagozit, zjarret që kanë pushtuar jugun dhe veriun e vendit nuk janë rastësi, por pjesë e një strategjie për t’i hapur rrugë ndërtimeve të hoteleve luksoze.

Related article  Godet tërmeti shkatërrimtar! Qindra të vdekur dhe të plagosur

“Edi Rama po djeg Shqipërinë për ta shitur! Ky është një plan i pistë, i ndërtuar nga maja e pushtetit,” shprehet Llangozi, duke theksuar se flakët që po konsumojnë pyje, male dhe pasuri natyrore në Sarandë, Vlorë, Lukovë, Tepelenë, Gramsh dhe zona të tjera, janë një akt i qëllimshëm.

Related article  Videoja virale e Parashqevi Simakut, Fevziu shokon me deklaratën: Thonë që...

Mungesa e reagimit, një plan për ndërtime luksoze?

Sipas avokatit, mungesa e pajisjeve moderne zjarrfikëse dhe reagimi i vonuar i autoriteteve nuk janë dëshmi e paaftësisë, por pjesë e një plani të fshehtë. “Ky nuk është paaftësi, është tradhti kombëtare! Aty ku digjen pyjet, nesër do të ngrihen hotele luksi për oligarkët,” paralajmëron ai.

Related article  A ia 'drodhi' Limi? Alba bën deklaratën e pazakontë! Me VIDEO

Llangozi thekson se kjo situatë po varfëron shqiptarët dhe po e “boshatis” vendin, duke e shitur atdheun “copa-copa”. Këto akuza vijnë në një kohë kur qeveria është vënë nën kritika të forta për menaxhimin e situatës së zjarreve dhe mungesën e një strategjie afatgjatë për mbrojtjen civile.

Published inShowbizz