Skip to content

Detajet/ Ja përse u arrestua djali i Samir Manes, sherr me policinë dhe përplasi dy… (FOTO)

Djali i biznesmenit Samir Mane, i cilësuar gjegjësisht një ndër oligarkët më të mëdhenj të vendit, është arrestuar nga policia rrugore e Tiranës pasi ka shkaktuar një aksident rrugor dhe ka rezultuar në gjendje të dehur. Gjithashtu, 28-vjeçari Martin Mane është konfliktuar me efektivët e policisë duke kundërshtuar kryerjen e testit të alkoolit.

Burime zyrtare nga policia e policia e Tiranës konfirmuan se 28-vjeçari ka shkaktuar një aksident me dëme materiale. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Xhorxh Bush”, pranë parlamentit. Nën drejtimin e një automjeti, i riu ka përplasur dy makina të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Related article  'Nga ke humb o Vis...' Mbolli droge bashkë me gruan, Vis Pupa poston në IG kopshtin e…(video)

Por, disa metra më tej, sipas të njëjtave burime, Martin Mane është ndaluar nga efektivët e policisë. Me këta të fundit nuk është treguar aspak bashkëpunues. Zyrtarisht, policia sqaron se i riu i ka kundërshtuar efektivët për kryerjen e testit të alkoolit. Megjithatë, testi u krye dhe sipas bluve, 28-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur.

Related article  'Dua te ndahem se ai eshte...' Shokon vajza nga Puka e rritur në Itali! Unë dua dike që të më…

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë M.M., 28 vjeç, pasi në rrugën ‘Xhorxh Bush’, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha policia në njoftimin për ngjarjen, duke mos përcaktuar akuzat penale që janë ngritur ndaj të riut.

Related article  Lëvizja qe askush se mendonte! Altin Dumani gati t'i 'hape varrin' Rames? Zbulohet Plani

 

Published inLajme