Skip to content

Klodiana Lala: Ja çfarë më bëri Ardi Veliu disa ditë më parë!

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, ka reaguar ashpër pas konfiskimit të materialeve të saj të punës nga autoritetet. Ajo akuzon drejtpërdrejt ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke e cilësuar veprimin si arbitrar dhe një sulm ndaj lirisë së medias.

“Dosjet e mia, që kanë shumë sekrete brenda dhe me të cilat po punoja, kompjuterin tim dhe çdo pajisje tjetër që më nevojitet për të ushtruar profesionin, janë konfiskuar në mënyrë arbitrare nga Ard Veliu,” shkruan Lala. Ajo e ka ironizuar Veliun me pseudonimin “Kambale”, duke shtuar se ky ishte emri me të cilin e thërrisnin vetë punonjësit e policisë, të cilëve ai, sipas saj, u kishte shkatërruar karrierën.

Related article  Burri i martuar në Korcë merr per dashnore gruan e divοrcuar, ajo i bën gjëmën e madhe… si ia futi me lezet

Akuzat për korrupsion dhe shantazh

Në reagimin e saj, Lala thekson se Veliu, i cili shërbeu si “shoferi personal i Eskobarit” dhe “kryepolici që përdori foton e një skenari filmi për të denigruar një grua”, ka shërbyer si një “shërbëtor i verbër i pushtetit”. Ajo paralajmëron se në materialet e konfiskuara mund të ketë informacione kompromentuese edhe për Veliun.

Related article  Xum Allushi: Dritat e asaj shtëpie i fika kur u largova, unë e kam fituar Big Brother-in tim

“Meqë dosjet i ke konfiskuar, lexoji se mbase gjen edhe emrin tënd!” mbyll reagimin e saj Lala, duke lënë të kuptohet se në këto dosje janë të përfshira prova të rëndësishme mbi investigimet e saj rreth korrupsionit dhe krimit të organizuar. Veprimi i konfiskimit të pajisjeve të gazetarëve, sipas saj, është një sulm i hapur ndaj lirisë së fjalës dhe një përpjekje për të heshtur zërat kritikë.

Related article  VIDEO/ Aldo shokon me deklaratën e tij: Më ka ardhur në krevat, për cilën banore bëhet fjalë?
Published inShowbizz