Skip to content

Shpërthim i fuqishëm – Detajet e para

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen numër 14 të Durrësit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Burime të policisë dhe mediave lokale bëjnë me dije se objektiv i sulmit ishte një mobilieri.

Nga shpërthimi nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Sipas pronarit të biznesit, kjo është hera e tretë që ndodh një sulm i tillë ndaj mobilierisë së tij. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, duke shtuar se autori dyshohet të ketë qenë i maskuar dhe me kapuç.

Related article  Rrjeti ‘zien’ pas postimit të Olsi Bylykut me Egli Takon

Menjëherë pas shpërthimit, forca të shumta policie dhe ekipet xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve, janë shoqëruar tre persona që dyshohet se kanë dijeni për rastin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related article  Çka thanë Milaim Zeka dhe Olta Gixhari, për eliminimin e Xuxit?! (VIDEO)

Pista kryesore e hetimit është konflikti për çështje pronësie ose çështje të tjera të biznesit, megjithëse pronari e mohon një gjë të tillë.

Related article  Nominim ‘kokë më kokë’?/ G Bani dhe Gjesti thyejnë rregullat, futen bashkë në...
Published inShowbizz