Skip to content

Tjeter ngjarje e rende, ritet numri i viktimave – Detaje

Një situatë dramatike po zhvillohet në qarkun e Elbasanit, ku dyshohet se është regjistruar viktima e dytë nga zjarret e shumta që kanë përfshirë vendin. Pas vdekjes së një 80-vjeçari, i cili humbi jetën nga asfiksia, një tjetër person dyshohet se ka ndërruar jetë për të njëjtin shkak.

Related article  SHBA jep njoftimin urgjent qe prek cdo shqiptar qe ka nje vize amerikane! Kujdes, ja cfare duhet te dini

Raportohet se shumë persona të tjerë janë asfiksuar, ndërkohë që flakët kanë shkaktuar dëme masive. Fshatrat Kullollas, Bletëz, Skënderbegas, Menkollare, Zenelas dhe Harunas janë shkrumbuar plotësisht, duke lënë dhjetëra banesa të djegura plotësisht.

Situata kombëtare: 27 vatra aktive, jugu i vendit në rrezik

Sipas raportimeve të fundit, në të gjithë territorin e Shqipërisë, deri dje në mbrëmje janë regjistruar 34 vatra zjarri. Nga këto, 27 janë ende aktive, ndërsa 7 po monitorohen nga autoritetet. Situata më problematike vijon të mbetet në jug të vendit, ku rreziku është i lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal, ndërsa po punojnë me të gjitha forcat në dispozicion për të menaxhuar gjendjen e rëndë.

Related article  Kemi gati horoskopin e Paolo Fox për vitin 2025!
Published inShowbizz