Skip to content

A po i lufton Rama abuzimet me hapesirat publike, deputeti i tij i del kunder dhe ia plas ne sy me video

Rama prej nje muaji ka nisur gjoja luften per lirimin e hapesirave publike duke u marre shpirtin lokaleve per karrige e tavolina, por sipas deputetit te vjeter te tij, Erion Brace, abuzuesit e vertete te hapesirave publike nuk preken me dore.

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar një rast, ku ambienti pranë shkollës “At Zef Pllumi” përdoret si parkim privat. Në rrjetet sociale, ai publikoi një video, ku duket një burrë që merr para për vendin e parkimit, kur në fakt prona është publike.

“Njerëzit më të padurueshëm në këtë qytet janë hilebërësit. Bënë sikur u bindën, por ja që kane hequr barrierat e çdo darkë parkojnë makina, bëjnë lekë prej tyre.

Ndërkohë, akoma u marrin leke njerëzve që parkojnë në anë të rrugëve, si këtu. Do lusja çdo institucion t’i jepte fund njëherë e mirë këtij abuzimi që bezdis pafund njerëzit këtu,

Madje duke marrë edhe lekë. Unë s’e kam problem çdo ditë ta bëj këtë, por është puna juaj, madje pabërë apo duke lejuar këtë, cenon besimin e qytetarëve tek institucionet”, shprehet Braçe.

Published inShowbizz