Policia e Shtetit ka bërë publik identitetin e autorit të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një 30-vjeçareje në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”. I dyshuari është Edison Probatistaj, 34 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar dhe po kërkohet nga forcat e policisë.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur për “motive të dobëta”, pas një konflikti të çastit mes të dyve. Viktima, e cila raportohet me inicialet E.I., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë nisën operacionin për kapjen e Probatistajt. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
