Skip to content

VIDEO/ Deklarata e fortë, Parashqevia është përdorur për përfitime seksuale nga…

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi një nga këngëtaret e suksesshme të skenës shqiptare, të mbi 30 viteve më parë, Parashqevi Simakun.

E konsideruar si ikonë e muzikës shqiptare, Simaku u largua në vitin 1991 drejt SHBA dhe prej atëherë ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar.

Regjisori Hervin Çuli tha se nuk ka asnjë diskutim që ajo mund të jetë një këngëtare e madhe, por kjo fjala ‘e madhe’ në Shqipëri është kthyer në një inflacion. “Ishte një ikonë e bukurisë dhe emancipimit”, tha Çuli.

Related article  Lirohet nga detyra drejtuesja e BKH-së, ja kush e zëvendëson...

Në vijim, ai u shpreh se referuar thashethemeve që fliteshin, pikërisht për shkak të bukurisë që kishte, Sigurimi i Shtetit në atë kohë përdori ato presionet e veta të asaj kohe.

Related article  Ish-truproja tregon pengun e Fatos Nanos: Ndaj tij u hakmor ...

Ai tregoi se ka pasur fjalë se njerëz të veçantë të përfshirë në strukturat e kohës kanë kryer dhunë psikologjike mbi Simakun, ndoshta edhe për përfitime seksuale nga ajo.

“Unë nuk kam qenë brenda strukturave të kohës, por në thashethemnajat e asaj kohe, zonja Parashqevi Simaku, njerëz të veçantë kanë kryer dhunë psikologjike mbi të për të përfituar ndofta edhe përfitime seksuale nga ajo. Të paktën këtë gjë e di, kjo bisedohej në rrethet e Akademisë së Arteve”, u shpreh ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

Published inShowbizz