Skip to content

Prapa skenave të pushtetit: Mbreti arab me jaht në Shqipëri, objektivi i vërtetë i takimit që trondit qeverinë!

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga dy ministra, ka pritur zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, i cili ka mbërritur në vendin tonë me jahtin e tij luksoz “Opera”, të ankoruar në ujërat e Dhërmiut. Më pas, princi arab është dërguar me skaf në portin e resortit “Kep Merli” në Sarandë, ku ka takuar Ramën dhe dy anëtarë të kabinetit të tij: ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Related article  Akuzoi babain se ka djalin me nusen/ Edi Ramës i plas shpirti e thotë troç pas 25 vitesh: Ja si është e vërteta

Takimi, i zhvilluar në prani të anëtarëve kyç të qeverisë, dyshohet se ka pasur në qendër të diskutimeve një marrëveshje për shfrytëzimin e një prej pronave ushtarake më të rëndësishme në bregdetin shqiptar, bazuar në foton e publikuar ku shihet jahti i arabit në Porto Palermo.

Projekti i dyshimtë dhe frika nga SPAK

Sipas burimeve të brendshme nga qeveria, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, do të hartojë një projektvendim për heqjen e pronës nga statusi i zonës ushtarake. Ky projekt më pas do t’i kalojë presidentit Bajram Begaj për miratim dhe do të shkojë në qeveri për vendimmarrje. Në këtë proces, përveç ministrit Vengu, pritet të angazhohen edhe Balluku dhe Kumbaro.

Related article  Skandal Se**sual: Prezantuesi i njohur jep dorëheqjen

Ky plan ka ngjallur shqetësim të madh brenda stafit të ministrive, të cilët druhen nga pasojat ligjore dhe shkeljet e mundshme të interesave të shtetit shqiptar. Frika kryesore vjen nga mundësia që ky veprim të bëhet objekt hetimi i SPAK, pasi agjencia anti-korrupsion po heton tashmë dosje të tjera të ngjashme me pronat e ushtrisë. Ish-komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka publikuar të dhëna faktike për disa baza detare strategjike si ajo e Shëngjinit, Kepit të Palit, Pashalimanit dhe Palermos, të cilat janë nën hetim nga SPAK për tjetërsim, ndërtime pa leje dhe dhënie në përdorim privat.

Related article  'Kush më njeh e di që...' Elvis Rroshi tregon pse ishte ne mitingun e Berishës: Nuk fshihem, mbështes...
Published inLajme