Skip to content

VIDEO/ Kryeministri Rama pret Zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Jug të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat Belinda Balluku dhe Piro Vengu, ka pritur këtë të shtunë zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Ky i fundit, i cili është edhe ministër i Jashtëm, ndodhet në vendin tonë me jahtin e tij superluksoz “Opera”.

Vizita, e cila është e dyta për sheikun në Shqipëri, nisi në ujërat e Dhërmiut, ku ishte ankoruar jahti. Më pas, Al Nahyan u shoqërua me një skaf deri në portin e resortit “Kep Merli” në Sarandë. Aty ai u prit nga kryeministri Rama dhe dy ministrat, ku vërehej një atmosferë miqësore dhe joformale. Kryeministri shqiptar shfaqej i veshur me rroba plazhi, kapele dhe syze, duke e pritur mysafirin në një ambient relaksues.

Pas një dreke të përbashkët, Rama shoqëroi Al Nahyan-in në portin e resortit, ku shkëmbyen batuta dhe treguan me dorë nga ishulli grek i Korfuzit. Kjo vizitë e rëndësishme vjen në një kohë kur Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe në disa sektorë kyç, duke përfshirë investimet dhe turizmin.

Published inLajme