Skip to content

Parashikimi i motit per sot

Sot, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët në shumicën e vendit. Vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen vetëm në zonat malore.

Era dhe temperatura ekstreme

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek. Në zonat luginore dhe bregdetare, era mund të arrijë shpejtësinë deri në 12 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të lehtë në det, me forcë 1-2 ballë.

Meteorologët paralajmërojnë për një valë të nxehti, me temperatura që pritet të arrijnë nivele ekstreme, sidomos në dy qytete: Elbasani dhe Berati do të regjistrojnë maksimumin e lartë deri në 40°C.

Parashikimi i temperaturave për qytetet kryesore:

  • Shkodër: 24°C / 39°C
  • Kukës: 19°C / 36°C
  • Lezhë: 25°C / 38°C
  • Dibër: 17°C / 36°C
  • Durrës: 22°C / 37°C
  • Tiranë: 24°C / 38°C
  • Elbasan: 22°C / 40°C
  • Berat: 20°C / 40°C
  • Vlorë: 22°C / 35°C
  • Korçë: 18°C / 31°C
  • Gjirokastër: 18°C / 39°C
  • Sarandë: 22°C / 34°C

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj rrezatimit diellor.

Published inLajme