Skip to content

Në shtëpia me qera në Durrës! Aksioni – Policia zbulon dy kinezet duke *** VIDEO

Një operacion i koduar “Storm 5” ka goditur një rrjet të shfrytëzimit të pr0st1tuc10n1t në Durrës, duke çuar në arrestimin e tre personave dhe vënien nën hetim të shtatë të tjerëve.

Në pranga kanë rënë dy shtetase kineze, D.Sh., 54 vjeçe, dhe S.Y., 40 vjeçe, të cilat akuzohen se kishin marrë me qira dhe përshtatur dy apartamente në lagjen nr. 13 për këtë aktivitet ilegal. Bashkë me to, u arrestua edhe pronari i apartamenteve, shtetasi S.M., 39 vjeç, i cili akuzohet se i kishte dhënë me qira banesat pa kontrata.

Hetimet në vazhdim për një rrjet më të gjerë

Përveç të arrestuarve, policia ka proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pr0st1tuc10n1” edhe dy shtetase të tjera kineze dhe pesë shtetas shqiptarë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky aktivitet kriminal ka qendrën jashtë vendit, pasi bisedat dhe telefonatat me klientët kryheshin nëpërmjet një call center-i.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet për të identifikuar dhe kapur persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Published inLajme