Skip to content

Emrat për qeverinë ”Rama 4”? Flet Klosi: Fokusin do ta kemi për…

Me afrimin e sezonit të ri parlamentar në shtator, Blendi Klosi, numri dy i Partisë Socialiste, ka dhënë një mesazh të qartë mbi prioritetet e qeverisë. Ai theksoi se mandati i katërt i qeverisë Rama do të jetë në shërbim të Integrimit Europian dhe jo një mekanizëm për të treguar arrogancë me pushtetin, pavarësisht shumicës dërrmuese prej 83 mandatesh.

Klosi, në fjalën e tij, u shpreh se ky numër i lartë i deputetëve nuk do të përdoret për forcë, por për të lehtësuar punën drejt objektivave të mëdha.

“Objektivi ynë që brenda vitit 2027 të mbyllim negociatat me BE-në do të kërkojë një punë të madhe parlamentare, miratim ligjesh, miratim aktesh. Kjo padyshim do të ndihmohet nga një numër i lartë deputetësh, por sërish e theksoj se nuk ka të bëjë me forcën e kartonit, por me forcën e njerëzve,” tha Klosi.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur opozita e kritikoi shpesh maxhorancën për shpërdorimin e pushtetit dhe arrogancën në vendimmarrje. Fjalët e Klosit synojnë të projektojnë një imazh të ri të PS-së, ku pushteti i konsoliduar shërben si një mjet për përshpejtimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Published inLajme