Skip to content

E RËNDË! Godet rrufeja. Vdes bariu dhe 20 kokë bagëti

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërkohë që viktima po ruante bagëtitë e tij.

Related article  'E vërteta me pak fjalë', Akuzuan Rozanen se eshte kapur per flokesh, reagon Rezarta Shkurta

Burime nga Policia e Pogradecit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.Ç., i cili ishte duke punuar si bari. Përveç humbjes së jetës së tij, rrufeja ka shkaktuar edhe ngordhjen e rreth 20 krerëve bagëti të imëta që ai ruante.

Related article  Lobimi 6 mln USD për "non-grata"-n tek avokati i Trump, Berisha tregon se ku i ka marrë paratë

Menjëherë pas njoftimit, një grup hetimor ka mbërritur në vendngjarje. Ekspertët po punojnë për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të konfirmuar zyrtarisht shkakun e vdekjes. Kjo ngjarje e rrallë dhe tragjike ka shkaktuar trishtim në komunitetin lokal.

Related article  “Kam një PROBLEM të madh”/ U gjet i pajetë në makinë, DETAJE nga vdekja e 25-vjeçarit, ja kë telefonoi para se…
Published inLajme