Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ishte një nga emrat më të komentuar në festivalin e organizuar nga Dua Lipa. Përveç energjisë që dha në skenë, vëmendje të veçantë morën dy momente: takimi me Duan dhe një gjest i papritur ndaj Xhensila Myrtezajt.
Pas performancës, Ledri ndau në rrjetet sociale një foto me yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipën. Bashkëngjitur fotos, ai shkroi një mesazh të thjeshtë por domethënës: “Faleminderit që je shqiptare.” Ky postim u mirëprit nga mijëra ndjekës, duke u shpërndarë gjerësisht në Instagram dhe TikTok.
Një tjetër moment që nuk i shpëtoi kamerave dhe mori vëmendje të madhe ishte gjesti i Ledrit ndaj Xhensila Myrtezajt. Teksa po hynte në skenë për performancën e tij, reperi i puthi dorën Xhensilës. Ky gjest ka nxitur spekulime të shumta në rrjet, duke bërë që fansat të aludojnë për një afrim të mundshëm mes tyre.
Të dy artistët janë parë shpesh bashkë në evente të mëdha muzikore kohët e fundit, çka i ka shtuar dyshimet e fansave. Edhe pse nuk ka një deklaratë publike, ky detaj ka mjaftuar për të ndezur rrjetin dhe për të rikthyer në vëmendje pyetjen: A po lind diçka më shumë mes Ledrit dhe Xhensilës?