Një ngjarje thellësisht tronditëse dhe makabre ka tronditur së fundmi qytetin e Gemona del Friuli, në verilindje të Italisë. Alessandro Venier, 35 vjeç, është vrarë dhe më pas copëtuar me sëpatë nga dy gra: nëna e tij dhe e bashkëjetuesja, me të cilën kishte edhe një fëmijë 6-muajsh.
Trupi i pajetë i 35-vjeçarit u gjet i hedhur në një kosh mbeturinash pranë banesës së tij, i mbuluar me gëlqere me qëllim eleminimin e aromës.
Arrestimet dhe Detajet e Hetimit
Policia italiane ka vënë në pranga nënën e viktimës, Lorena Venier, 61 vjeçe, me profesion infermiere, dhe partneren kolumbiane të tij, 30 vjeçe.
Hetimet paraprake tregojnë se autoret, dyshohet se fillimisht e kanë droguar 35-vjeçarin dhe më pas e kanë vrarë. Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet e vazhdueshme brenda familjes. Detaji që ka tronditur opinionin publik është se debati i fundit, që dyshohet se çoi në krimin makabër, ka ndodhur pasi Alessandro kishte refuzuar të shtronte tavolinën e ngrënies.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti të rëndë.
