Skip to content

Mbi 237 mijë familje marrin “çekun”, Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…

Që prej nisjes së skemës së bonusit të bebes në janar të vitit 2019, një masë mbështetëse e qeverisë shqiptare për familjet e reja, mbi 237 mijë fëmijë në Shqipëri kanë përfituar këtë ndihmë financiare. Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama.

Related article  'Rreziku me i madh qe kemi ne...' Ushtaraku i larte tregon sesa kercenohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael

Nëpërmjet një postimi, Rama rikujtoi edhe një herë vlerat që përfitohen sipas rendit të lindjes, si pjesë e këtij programi të rëndësishëm social.

Vlerat e Bonusit Sipas Rendit të Lindjes

 

  • Për fëmijën e parë, familjet përfitojnë 40 mijë lekë.
  • Për fëmijën e dytë, shuma dyfishohet në 80 mijë lekë.
  • Për fëmijën e tretë, bonusi arrin në 120 mijë lekë.
Related article  Vetëvrasja e 15-vjeçares në Gjirokastër, zbulohet letra e saj. Shokuese çfarë ka shkruan, pse më...

“Mirëmëngjes dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama, duke theksuar impaktin e këtij programi mbi demografinë dhe mbështetjen familjare.

Related article  Kercenoi me arme kandidaten e opozites, Policia: Eshte me kartele, ne brez kishte pistolete...
Published inLajme