Skip to content

Meteorologia zbulon ‘surprizat’: Ja çfarë do të ndodhë me motin në Gusht

Meteorologia Anira Gjoni ka njoftuar se fillimi i muajit gusht do të vazhdojë me temperatura të ngjashme me ato të javës së fundit të korrikut, duke sjellë kushte më të rehatshme atmosferike. Sipas Gjonit, nuk priten temperatura ekstreme, apo vlera që të arrijnë në 40 gradë Celsius.

Related article  Dëgjohen britma, publikohen pamjet tronditëse nga aksidenti tragjik kur makina u përfshi nga flakët (Video)

“Gjatë gushtit temperaturat do të jenë më të rehatshme, në vlera të larta, por normale për sezonin,” deklaroi Gjoni. Ajo shtoi se ditët shumë të nxehta mund të jenë vetëm një ose dy, por jo në shkallën e ashpërsisë që u përjetua gjatë muajit korrik.

Detaje të Temperaturave për Ditën e Premte:

  • Bregdet: Temperaturat minimale do të jenë rreth 21 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius.
  • Zonat e Ulëta: Gjatë së premtes, temperaturat do të variojnë nga 18 gradë Celsius minimale në 33 gradë Celsius maksimale.
  • Zonat Malore: Temperaturat do të jenë më të freskëta, me minimale 13 gradë Celsius dhe maksimale 28 gradë Celsius.
Related article  ‘Tregoni kujdes me financat…’ Meri Gjini PARALAJMERON fuqishëm këto shenja!

Meteorologia Gjoni theksoi se gjatë gjithë muajit gusht, temperaturat nuk pritet t’i kalojnë 35-36 gradë Celsius. Gjithashtu, mund të ketë reshje lokale shiu, por nuk pritet një situatë shqetësuese nga era.

Related article  Kreu i ri i SPAK/ Kush janë kandidatët që kërkojnë “vendin” e Altin Dumanit
Published inLajme