Skip to content

I biri pas hekurave – E ëma trondit me rrëfimin për të dashurën: Kozeta kishte…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pogradecit pak dite me pare, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet pa shenja jete në banesën e saj, e cila ishte përfshirë nga flakët. Fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën nga asfikësia, por më pas u zbuluan shenjat e thikës në qafë, të cilat zbuluan se bëhet fjalë për vrasje. Autori i dyshuar i krimit është i dashuri i saj, Ilirjan Selmani.

Hetimet e shpejta të policisë kanë zbardhur dinamikën e krimit. Dyshohet se Ilirjan Selmani, 31 vjeç, i cili kishte një lidhje int1me me Kozeta Teçon, fillimisht e ka vrarë 52-vjeçaren me thikë. Më pas, ai ka tentuar të fshijë gjurmët e krimit duke pastruar vendin dhe në fund i ka vënë zjarrin ambienteve të shtëpisë.

Megjithatë, përpjekja e tij për të humbur gjurmët dështoi. I riu ka ndezur disa vatra zjarri në banesë, por u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur diçka në koshin e mbeturinave aty pranë. Brenda koshave, policia gjeti peshqirë dhe kartopeceta me gjakun e viktimës, të cilat ishin përdorur nga Selmani për të zhdukur provat dhe për të pastruar vendin e ngjarjes.

Autori është shoqëruar menjëherë në polici dhe po merret në pyetje për të zbardhur motivin që e shtyu të vriste partneren e tij. Në momentin kur po shoqërohej nga policia, i riu shfaqej i buzëqeshur para kamerave dhe iu drejtua gazetarëve me fjalët “Nuk jam unë vrasës, jo”, duke mohuar krimin.

Në dëshminë e tij në polici, Selmani ka deklaruar: “Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më. E dija që ishte më e madhe por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo më përdorte, nuk më donte.”

Related article  TRAGJIKE në Lushnjë, Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të, zbulohet ARSYEJA E DHIMBSHME

Ndërsa pritet vlerësimi psikologjik i tij, Selmani rrëfeu edhe pse kishte hedhur në mbeturina peshqirët me gjak. “Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë, sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë,” tha ai.

Për autorin dihet se ai punonte herë pas here në ndërtim apo në Greqi, dhe rezulton gjithashtu të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Një detaj shqetësues është se 31-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përfitonte pagesë invaliditeti për shkak të gjendjes së tij.

Një motiv i dyshuar për vrasjen lidhet me paratë. Teço, në biseda me persona të afërt, kishte pohuar se Selmani i kishte marrë rreth 20 milionë lekë në total gjatë viteve të lidhjes. Paratë, sipas saj, i vinin nga motrat që jetonin në Greqi dhe Tiranë. Madje, motra e viktimës e kishte vizituar disa orë para se ajo të vritej dhe ishte kthyer për në Tiranë. Çfarë kanë diskutuar me njëra-tjetrën, ende nuk dihet.

Pas vrasjes, Selmani është takuar me disa të njohur të tij, të cilëve u ka pohuar se kishte vendosur të ndahej nga Kozeta me pretendimin se ajo kishte krijuar një lidhje tjetër. Por e gjitha ishte një alibi që nuk e shpëtoi dot nga prangat.

Related article  Moderatorja Sara Gjoka gjuan çunat me lekë, sherr me të dashurat e tyre, del video intime e...

Sanie Selmani, nëna e autorit të dyshuar, ka përjashtuar çdo mundësi që i biri të ketë vrarë ish-bashkëjetuesen e tij. Ajo tha se ata bashkëjetonin prej kohësh dhe se djali e donte pavarësisht se ajo ishte më e madhe se ai.

Sipas Sanie Selman, djali i saj 31-vjeçar nuk ishte i dhunshëm, nuk shkaktonte asnjëherë probleme në shtëpi kundrejt saj dhe të atit, akoma më tej me komshinjtë. “Pyesni në lagje dhe do t’iu tregojnë çfarë djali ishte, ai nuk ngatërrohej me askënd, ai nuk vriste një mizë dhe jo më të vrasë një njeri, herë pas here kërkonte ndonjë lek por kaq,” tha mes lotësh nëna e të riut. “Djali bashkëjetonte me të dhe atë ditë ka marrë plehrat dhe i ka hedhur në kosh që ishin tek dera e shtëpisë, pavarësisht se unë nuk kam qenë dakord me lidhjen e tyre, nuk i kam kërkuar asnjëherë që të ndaheshin, pasi djali e kishte pranuar ashtu siç ishte,” tregon më tej nëna e 31-vjeçarit.

Ajo thotë se viktima nuk kishte lidhje vetëm me djalin e saj por edhe me shumë të tjerë, ndërsa kërkon që të zbardhet e vërteta duke mohuar përfshirjen e të birit në vrasje. “Jam shumë e tronditur, kam lexuar dhe parë në media shumë të pavërteta që ka nxjerrë policia si informacion, edhe ne si prindër e kemi marrë vesh nga media dhe policia ngjarjen, ata erdhën në shtëpi, 15 policë gati ma mbytën djalin. Djali im është i sëmurë me zemër, ka probleme shëndetësore dhe ja kemi ndërruar disa herë gjakun, trajtohet edhe me kemp për probleme me zemrën. Kërkoj që të dalë e vërteta, sepse me sa di unë, ajo nuk kishte lidhje vetëm me djalin tim, por edhe me shumë të tjerë, policia të hetojë dhe të zbardhë të vërtetën, djali im nuk është vrasës, djali im nuk ka krijuar asnjëherë probleme, pyesni ku të doni,” deklaroi jashtë kamerave Sanie Selmani.

Related article  Dumani zbarkon në SHBA, pritet goditje e fortë nga…

Sotiraq Teço, kushëriri i viktimës, ka dhënë detajet për të cilat ai është në dijeni. “Nuk di gjë, nuk ndërhyj dot në gjëra që nuk më lejohet. Kozeta jetonte e vetme kohët e fundit. Unë kam 20 vite që kam ikur, tre ditë kam që u ktheva nga Anglia. Isha në Niçë, zbrita nga atje, u lajmëruam dhe po vijnë e familjarë të tjerë. Nuk e dija që bëhej fjalë për Kozetën, e dija sikur bëhej fjalë për motrën e madhe se ajo njëherë e ndarë. Për këtë nuk di gjë. Sa i përket kësaj ngjarje, e di shteti. Unë jam me shtetin, të japë drejtësi,” tha ai për mikrofonin e Top Channel.

“Ishte shumë njeri i mirë. Jetonte vetëm. Unë kam dalë nga banesa në orën 4:30, kam ikur në Maqedoni. Nuk pashë gjë kur ika. Tani e mora vesh. Dje ishte e motra këtu, por ajo banon në Tiranë,” është shprehur kushëriri i viktimës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

Published inLajme