Astrologe Meri Gjini bëri parashikimin e horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Nga dje jemi zyrtarisht në periudhën e Luanëve. Me Venusin në katërkëndësh me Marsin, është një energji e fortë.
Marsi në Virgjëreshë është një hyrje jo shumë e lehtë. Kjo bën që të jemi të kujdesshëm me komunikimin te njerëzit që duam. Sot në darkë kemi një Hënë të re te Luanët, ku ndodhet Mërkuri në të kundërt; nevoja për nisje të reja do të jetë shumë e madhe.
Në këtë 14-ditësh, Mërkuri do të jetë në të kundërt, por kjo nuk do të thotë që të mos nisin idetë dhe iniciativat personale. Ka një tendencë ky Mërkur që, nëse i bëjmë tematikë në grup idetë e reja ose i ndajmë me të tjerët, do të na e prishin mendjen dhe do të bëjmë pas. 
