Skip to content

Masakroi vellain dhe kunaten ne mes te Tiranes, i ndodh e paimagjinueshmja biznesmenit qe u be vrases, historia si i vrau brenda agjencise turistike

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin, i akuzuar për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Muskurtit dhe kunatës, Nora Muskurtit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht 2022, brenda agjencisë së udhëtimeve “Nour Tours” në Tiranë, ku autori hyri i armatosur dhe qëlloi për vdekje dy viktimat.

Gjatë hetimeve, është provuar se Muskurti kreu aktin makabër për shkak të konflikteve të vazhdueshme me vëllain. Në deklarimet para hetuesve, ai ka pohuar se prej kohësh kishte probleme me të ndjerin, të cilin e akuzonte për shantazh dhe presion ndaj tij dhe prindërve të tyre.

Konfliktet mes vëllezërve kishin degjeneruar në përplasje të shpeshta, madje ishin trajtuar edhe nga gjykata, por pa zgjidhje, çka çoi në krimin e dyfishtë që tronditi opinionin publik.

Arsen Muskurti, pronar i dyqaneve ‘Natyral Vita’, u vu në pranga pas disa orësh në arrati, në zonën e ‘5 majit’ teksa pistoletën ka treguar se e ka hedhur në kosh, por nuk rezultoi kështu sepse policia e gjeti në një vend tjetër. Ai është kapur teksa arratisej për në Dibër, në vendin e origjinës, përmes rrugës së Arbrit. Në momentin e arrestimit ka qenë në prani të bashkëshortes, djalit të tij dhe avokatit. Në kërkim të tij ka qenë edhe RENEA për shkak se kishte dyshime se ai është radikalist dhe përbënte rrezikshmëri të lartë dhe për persona të tjerë, raportoi gazetari Sokol Dema.

Ngjarja duket se ka qenë e paralajmëruar. Në profilin e Facebook të autorit të krimit i cili është predikues i fesë islame, tregohet se ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash ndaj vëllait dhe kunatës së tij. Konflikti duket se ka nisur prej kohësh. Në disa statuse në rrjetin social në facebook, autori akuzonte të vëllanë dhe nusen e tij se kishin krijuar profile false ku shanin hoxhallarë. Autori i cilësonte të vëllanë si “spiun i SHIK-ut”, “i pabesë” dhe “tradhtar”, ndërsa kunatën e quante një mostër.

“Ata po bëjnë punën me përca hoxhallarët dhe fenë Islame. Po shpifin dhe akuzojnë për njerëz kudo familjar dhe jo familjar”, shkruan autori në 22 gusht, vetëm 8 ditë para se të ndodhte.

Krimi i dyfishtë në Tiranë duket se ka motiv edhe sherrin për pronën. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme.

“Ti Dritan Muskurti i njohur si Alban Muskurti pronar i Noor Travel që dërgon njerëz në Umra në Arabi i bërë lanet (mallkuar) nga nëna me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, skuthurinash etj…Ti Nora Muskurti bashkëshortja e Dritanit (Albanit) nga mllefi që ka për vjehrrën e saj që e ka bërë lanet. Këto që keni bërë ju i dinë të gjithë njerëzit, fisi, komshinjtë, shok, miq & dashamirës të gjithë i dinë cfarë keni bëre ju të dy burrë e grua, turp për Dritan Muskurti që flet kështu kundër vëllait të tij prej nëne, turp për Nora Muskurti, që flet kështu kundër kunatit të saj. Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në grope”, shkruante autori në Facebook.

Dyshja konfliktohej çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit. Burime thonë se pak ditë para ngjarjes janë konfliktuar me njëri-tjetrin edhe për parkimin. Kjo pasi viktimat dhe autori jetonin në zonën e Alliasit, ku kishin banesat ngjitur. Arsen Muskurti shkruante se e kishte viktimën vëlla prej nëne, pra me baba të ndryshëm. Ai thotë se viktima Dritan Muskurti ka emrin e vërtet Alban, por e ka ndryshuar për shkak se ka qenë i dënuar në Itali për prostitucion dhe vjedhje, teksa shton se ka pasur 5 vjet ekspuls, për të mos hyrë në asnjë prej shteteve të Bashkimit Europian.

Si ndodhi ngjarja?
Report Tv mëson se Arsen Muskurti ka debatuar fillimisht me vëllanë, Dritan dhe gruan e tij Nora në biznesin e këtyre të fundit. Autori ka nxjerrë armën para se të hynte në agjencinë turistike, por pas debatit i ka qëlluar me 5 plumba, të cilat kanë rezultuar fatale duke marrë jetën në vend.

Kush është autori, Arsen Muskurti?
Arsen Muskurti, i njohur edhe me emrin Hamza Muskurti, është një biznesmen i dyqaneve të ‘Natyral Vita’, gjithashtu edhe predikues i fesë islame, që mendohet të jetë një shkak i vrasjes së sotme. Burime thonë se Muskurti në biznesin e tij ka patur probleme financiare, teksa ndaj tij ka pasur edhe një denoncim se ka ngacmuar punonjëset dhe i ka keqtrajtuar ato. Pikërisht për këtë denoncim, ai ka paraqitur edhe një dëshmi noteriale, të cilën Report Tv e disponon, ku punonjëset deklarojnë se janë larguar nga puna për arsye personale.

Published inShowbizz