Skip to content

SPAK i ben ate qe nuk pritej mikut te madh te Rames, gazetari Artan Hoxha e paralajmeroi qe mbahej e fshehte

SPAK ka vendosur të zgjatë me tre muaj hetimet për kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Ai po hetohet për “shkelje të barazisë në tendera” së bashku me shtatë persona të tjerë.

Hetimi lidhet me dyshime për parregullsi në prokurimet publike. Beci nuk ka dhënë ende një reagim publik për zgjerimin e hetimeve, por më parë ka deklaruar se “do të flasë në momentin e duhur”.

Para se të bëhej kryebashkiak në maj 2023, Beci ka punuar 13 vite në Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe ka pasur rol drejtues në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar qe ne maj se kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë nën akuzë nga SPAK që para zgjedhjeve, por SPAK e ka fshehur këtë lajm. Hoxha në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Hoxha u shpreh se SPAK në këtë mënyrë ka vendosur që ti bëjë një tjetër nder Edi Ramës, duke i fshehur lajmin e akuzës së Benet Becit.

Ai shtoi se Task Force dhe të gjithë ketë ingranazhet e këtij vendi, punuan në një drejtim sipas motos së tyre. Hoxha theksoi se kjo është një nga arsyet se përse kanë dalë këto rezultate nga zgjedhjet e 11 majit.

“Nën akuzë dhe i është komunikuar akuza dhe nuk e di pse nuk ka dalë lajmi, pse nuk e kanë bërë publike SPAK, për kryebashkiakun e Shkodrës. Nuk është bërë publike, ne pamë atje vetëm kryeministrin që i tha atij të Vaut të Dejës: Kristian mos luaj me dy porta.

Unë di që i është komunikuar akuzë para zgjedhjeve, por nuk është bërë publike, pse? E dinë ata. Ne pamë vetëm atë të Vaut të Dejës, që është propozim i PSD, por i votuar nga socialistët, kur i tha; Kristian mos luaj me dy porta, dhe i vajti SPAK te dera shtëpisë.

Çfarë pamë ne nga e gjithë kjo histori, nga e gjithë kjo Task Force, të gjithë ketë ingranazhet e këtij vendi, punuan në një drejtim, atë të duhurin, sipas motos së tyre. Dhe prandaj ne sot kemi këtë rezultat, që ka defektet më të mëdha,” tha Hoxha.

Published inShowbizz