Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka tronditur zonën jugore të ishullit Java në Indonezi, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 23 korrik 2025.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet u regjistruan në orën 03:04 me orën lokale, në një thellësi prej 22 kilometrash, me epiqendrën rreth 215 km në jug të qytetit Sukabumi dhe 196 km në jug të Pelabuhanratu.
Banorët e zonës raportuan ndjesi të forta lëkundjeje, sidomos në bregdet, por nuk ka raportime për dëme të konsiderueshme apo viktima deri në këto momente. Autoritetet indoneziane kanë nisur vlerësimin e situatës, ndërsa paralajmërimet për cunami nuk janë lëshuar.
Indonezia ndodhet në “Unazën e Zjarrit të Paqësorit”, një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik, dhe shpesh përballet me tërmete të kësaj natyre.