Skip to content

Lajmi i fundit/ Shqipëria dridhet nga tërmeti, sapo ndodhi

Një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e së martës, më 22 korrik 2025, në veriperëndim të Greqisë, pranë kufirit me Shqipërinë.

Sipas të dhënave nga institucionet sizmologjike, epiqendra ndodhej rreth 25 kilometra në jugperëndim të qytetit Anatolí, në një thellësi prej 17 kilometrash, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në qytete si Lárisa (rreth 149 km larg), por edhe në zona të afërta shqiptare si Konispoli dhe Gjirokastra.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, por lëkundjet kanë shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Greqia mbetet një prej vendeve me aktivitet të lartë sizmik në rajon dhe përjeton shpesh tërmete të kësaj magnitude, sidomos në zonat jugore dhe perëndimore të saj. Autoritetet greke po monitorojnë situatën në vijimësi.

 

Published inShowbizz