Skip to content

Ish-banorja e BBVA jep lajmin e ëmbël, bëhet nënë për herë të parë — zbulon emrin e veçantë

Xheisara Frisku, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Sol.

Lajmin e ka ndarë vetë përmes një postimi në rrjete sociale, duke publikuar disa imazhe nga momentet e para pas lindjes.

Në mesazhin e saj, Xheisara përshkruan emocionet e mëmësisë dhe përjetimet gjatë shtatzënisë, duke i cilësuar si ndër më të fortat që ka provuar ndonjëherë.

Ajo falënderon veçanërisht mjekun Helidon Klosi, të cilit i ka besuar të gjithë rrugëtimin e lindjes, duke e cilësuar si një mbështetje të rëndësishme për të dhe për vajzën.

“Pas shumë ditësh pa gjumë, ndërsa po mësojmë të njohim njëra-tjetrën, ndjej nevojën ta falënderoj me gjithë shpirt për durimin dhe kujdesin që ka treguar,” shkruan ajo mes të tjerash.

Xheisara dhe vogëlushja Sol janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Published inLajme