Skip to content

Gjithë natën me 5 persona. Zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës 21-vjeç.

Në lidhje me këtë rast ka sjellë detaje të reja gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ai u shpreh se vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe pas disa orësh i është marrë një dëshmi.

21-vjeçarja është shprehur se ka qenë e rrezikuar pasi personat që kanë qenë me ta kanë qenë të armatosur.

Related article  'Ishe bekim në jetën time' - E trishte, Kengetarja e njohur shqiptare humb njeriun e shtrenjte (FOTO E TRISHTE)

“Ka rrëfyer se në banesë prej mbrëmjes së djeshme ka qenë nën shoqërinë e 5 personave të tjerë, dy vajzave dhe tre djemve. Nuk ka arritur t’i identifikojë të gjithë duke u shprehur se nuk i kujton personat në fjalë, vetëm dy vajzat ka identifikuar. Të paktën nga informacionet që unë kam ato pak minuta më parë janë shoqëruar nga policia, ndërkohë për tre djemtë është shprehur se mund t’i identifikojë në momentin që mund t’i shohë.

Gazetari tha se mbetet për t’u parë nëse vajza ka qenë gjatë gjithë natës nën efektin e lëndëve narkotike apo nëse është abuzuar me të.

Related article  Tragjike ne vend! Dy punëtorë humbin jetën
Published inLajme