Skip to content

Pësoi infrakt, ndërron jetë artisti i njohur shqiptar

Fotografi Leon Çika është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare pas një infarkti. Raportohet se ai vuante nga probleme të zemrës, por edhe diabeti.

Pavarësisht kësaj, Çika ka qenë aktiv sa i përket jetës artistike, ndërkohë që kohët e fundit punonte dhe ndante të njëjtën studio me piktorin Adrian Devolli. Çika ka qenë edhe fotoreporter i Reuters në Tiranë.

Related article  Mund të jeni ju…/ Shenjat e Horoskopit që do të përballen me të vërteta të HIDHURA gjatë muajit mars!

Leon Çika lindi në vitin 1954. Në vitin 1976, ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në degën grafikë – dizajn. Herën e parë që Çika u njoh me fotografinë ishte pas përfundimit të studimeve, kur u emërua si piktor skenograf në Pallatin e Kulturës në Gramsh.

Related article  Parashqevi Simaku foli shqip! Artistja që u shndërrua në “gruan që...

Në vitet ’80 punoi në afresket dhe gravurat e muzeut historik “Gjergj Kastrioti” në Krujë, ndërsa më pas ka qenë drejtor i departamentit të fotografisë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, si dhe drejtor i departamentit të fotografisë në Muzeun “Enver Hoxha” në Tiranë. Pas viteve ’90 ka punuar si pedagog i fotografisë në Akademinë e Arteve, si reporter dhe si producent i disa televizioneve dhe agjencive të lajmeve.

Related article  I tregojnë deklaratën e partnerit të Danjës, G-Bani shpërthen ndaj tij

 

Published inShowbizz