Skip to content

Kush fshihet pas arrestimit të ‘Shefit te Bankers’! Cili eshte synimi i erret dhe cfare na pret

–Leonidha Çobo është akuzuar vite më parë nga vetë kinezët për këto histori dhe e ka fituar çështjen në të gjitha gjykatat e vendit.
–Këto pretendime janë përdorur dhe nga shteti shqiptar në arbitrazh, por vendimi suprem i arbitrazhit ka zbuluar disa detaje interesante.

–Së pari arbitrazhi ka thënë se nënkontraktimet autorizohen me vendim bordi të kompanisë, e për sa kohë nuk vërtetohet abuzim me projektin, nuk ka konflikt interesi në parim dhe s’mund të ekzistojë konflikt interesi në palë private.
–Por gjetja më e rëndësishme e arbitrazhit është një nen i kontratës hidrokarbure që shteti ynë ka lidhur me Bankers, aty thuhet se Albpetroli ka një përfaqësues të përhershëm që skanon nënkontraktorët. Përfaqësuesi ka takatin dhe vendos veton nëse dëshiron për të bllokuar një nënkontraktor.

–Vendimi i arbitrazhit thotë e zezë mbi të bardhë se Albpetroli ka hequr dorë me vullnet të lirë nga kjo e drejtë vetoje, nuk e dërgonte asnjëherë kontrollorin e saj dhe kaq mjafton që kjo çështje të mos përbëjë më mosmarrëveshje për shqyrtim.

–Por siç e thamë pakëz më lartë, dosja hetimore ka logjikë fiskale, e cila synon sugjestionimin nga shifrat dhe tabelat excel, dosja nuk përmban fare asnje kontekst juridik të gjyqeve të shqyrtuara në gjykatat e vendit ose në arbitrazh në vitet e kaluara.

–Kulmi arrin kur merret në shqyrtim rroga zyrtare e Leonidha Çobos, e cila i duket fiskalistëve shumë e lartë dhe e pajustifikuar, por në asnjë moment ata nuk shpjegojnë nëse zoti Çobo si CEO i Bankers e kishte rrogën më të lartë apo më të ulët se CEO amerikan para tij?

–Dosja nuk sqaron dhe nuk argumenton fare se sa duhet të jetë rroga i CEO-s së një koorporate hidrokarbure dhe ku gjenden kornizat ligjore që kufizojnë tavanin e rrogës? Në cilën kontratë hidrokarbure janë vendosur këto tavane?

–Dosja nuk jep asnjë referencë për kontrata të ngjashme nga ndonjë CEO tjetër në Evropën Juglindore

–Dikush, me shumë gjasa inspektor tatimesh, ulet dhe shkruan në dosje se “nuk i pëlqen rroga e Lonit”. Ndoshta i ngjan si shumë e lartë krahasuar me të tijën. Goxha argument, të arrestohet menjëherë.

-Logjika fiskaliste e dosjes, vijon dhe me përmendjen e disa studiove juridike, si ajo e Alket Hysenit, Eduart Halimit apo Besnik Cerekjes, ku detajohen tabelat e pagesave disa miliona USD që ata kanë marrë në dekada, këto detaje po i hedhin si mish për top nëpër media, mediat e pushtetit theksojnë Halimin dhe Çerekjen, ata të opozitës masakrojnë Alket Hysenin.

–Mirëpo nëse sheh këto studio dhe kontratat e tyre, ato janë shërbime juridike ama dhe konsulence. Kujdes, konsulencë në kontratat ndërkombëtare do të thotë influencë, ndikim.

Në nocionin e një inspektori tatimesh konsulencat janë ca raporte shifrash excel ose raportime periodike. Logjika fiskaliste i koncepton shërbimet juridike dhe ato të konsulencës me nocionin e një auditiuesi financiar, një auditues financiar i një koorporate patjetër që do punojë me raportime periodike dhe excel, por aleancat strategjike juridike dhe konsulenca e një koorporate janë komplet diçka tjetër.

Janë lobim dhe akses.

Këto të dyja nuk i mat dot një fiskalist, madje as një prokuror rrethi, e as i SPAK-ut.

Po e shpjegoj me shembuj që ta bëj më elementare.

Sa dollarë kushton prestigji i një avokati që konsiderohet i besueshëm dhe profesionist nga Shefi i Kabinetit të Gjykatës së Arbitrazhit?

Sa dollarë kushton autoriteti dhe prestigji i një studioje ligjore që arrin të përçojë me korridor ekskluziv privat të garantuar argumentet e veta në rangjet e Gjykatës Kushtetuese apo asaj të Lartë?

Ose një shembull më konkret: Sa kushton kontakti personal i Avokatit Dorian Matlija në Strasburg, i cili bëri që Strasburgu të ndalte në kohë rekord procedimin ndaj medias Lapsi.al? 1 Euro?Apo 1 milionë Euro?

Si ndodh që për prestigjin dhe autoritetin e një juristi arsyetoka një fiskalist apo inspektor i thjeshtë tatimesh? Ku e dinë ata tregun? Këto janë territore thelbësisht të stekës diskrete individuale, jo statistika exceli.
Kjo sa i takon lobimit juridik, por edhe më e ndërlikuar është influenca në tregje. Ose aksesi.

Supozojmë dikë, një konsulent shqiptar që niset për në Zug të Zvicrës. Atë e pret në shtëpi, ose në kështjellë, miku i vet personal, pinjoll dinastie financiare botërore bashkë me dy të besuarit e tij.
Konsulenti shqiptar i kërkon akses pinjollit financiar, për të futur një biznesmen shqiptar në tregjet e ndërtimit në Gjermani dhe Spanjë, si dhe në tregun energjitik të Afrikës së Jugut dhe ta lidhë partnerin shqiptar me “project-managers” që ai i kontrollon.
I kërkon gjithashtu që studio prestigjoze fiduçiare që mbajnë letrat e perandorisë së pinjollit, të pranojnë si klient dhe këtë biznesmenin shqiptar.
Kam një pyetje në këtë pikë: Sa dollarë kushton aksesi në këto nivele?

Sa bileta e avionit për në Zvicër me dietat e ushqimit dhe fjetjes? Seriozisht?
Si mundet një inspektor tatimesh në Tiranë, apo një prokuror, të përcaktojë vlerën e aksesit për nivele tregjesh që inspektori as e di fare që ekzistojnë, ndërsa prokurori as ka kohë të lexojë për këto tregje se i ka dosjet kapicë?

Nuk ka asnjë mënyrë që një fiskalist tatimesh apo një prokuror të vlerësojë kallëpin financiar të lobimit apo aksesit të një entiteti. Sepse konsulenti që shkoi në Zvicër dhe hapi tregje ja vendos vet vlerën vetes, ai mund t’i thotë biznesmenit shqiptar që do më futësh aksioner me 50% për çdo dollar që do fitosh nga kjo linjë ku ti nuk hyn dot pa mua. Por mund t’i thotë dhe 20% ose 7%, ose i kërkon një pagesë të majme mujore.
Si e ditka një inspektor tatimesh stekën e konsulentit dhe vlerën e tij në treg? Po prokurori si mund ta dijë këtë?
Me çfarë exceli dhe me çfarë raportimesh periodike matet një vizitë në shtëpinë e një pinjolli të një dinastie financiare, i cili fjala vjen, nuk pret as Edi Ramën në shtëpi, maksimumi në zyrë e pret?

Të gjitha sa kam shkruar më sipër janë shembuj klasikë dhe parime klasike në logjikën e tregut perëndimor, por në Shqipëri duken si muzikë e huaj, sepse me sa duket Shqipëria ka luksin që dhe një kontratë hidrokarbure strategjike, ta trajtojë me mendësinë e një fiskalisti tatimesh që në muajin shkurt heton Bankersin, pastaj në korrik merret me bidonat e qumështit pa faturë. (VAZHDO LEXIMIN)

Published inShowbizz