Skip to content

Kush fshihet pas arrestimit të ‘Shefit te Bankers’! Cili eshte synimi i erret dhe cfare na pret

Kapitulli 2. – Kush është Loni në të vërtetë
Diku nga viti 2014, Damian Gjiknuri thërriti dy tre njerëz të tij të besuar, të cilët i konsideronte të duhurit për një mision që ishte autorizuar nga kryeministri Rama.
“Duam të dimë sa shmang Bankersi realisht, kryeministri do shifrën reale, që ta dimë ku jemi”, – u tha Gjiknuri të vetëve.
Specialistët ju futën punës dhe pas disa javësh hartuan një raport konfidencial jo-formal, për Gjiknurin dhe Edi Ramën. Shmangia nga Bankers ishte 54 milionë euro në vit, e rrumbullakosur 50 milionë, dhe e llogaritur nga viti 2010. Në vitet e mëparshme prodhimi i Bankers ishte më i diskutueshëm për shkak të planeve të zhvillimit.
Për këtë raport merr dijeni dhe Leonidha Çobo, i cili i dërgoi haber Gjiknurit:
“2010-2014 janë 5 vite fiskale. Jam dakord që tani të bëjmë kontratën dhe të paguaj menjëherë 250 milionë euro”, – ishte haberi i Lonit për Gjiknurin.

Ky i fundit u entuziazmua dhe shkoi me një lloj krenarie të kryeministri Rama për t’i dhënë haberin, mirëpo kryeministri pasi e dëgjoi dhe i nguli sytë i thotë në mënyrë të prerë Gjiknurit:
“JO”.
Askush nuk mund të spekulojë për motivet e kësaj përgjigje të prerë të kryeministrit, por ama evidencat sugjerojnë se disa gjëra të rëndësishme ndodhën më pas.

Një paketë e-mail-esh konfidenciale që Hashtag.al e posedon prej një dekade, sugjeron se kryeministri Edi Rama mund ta ketë kuptuar konfliktin me Bankersin në ato kohë si oportunitet për të bërë ca qoka të vetat jashtë dhe brenda vendit.

Fjala vjen, ky e-mail-i këtu: (VAZHDO LEXIMIN)

Published inShowbizz