Elton Ilirjani, biznesmeni gay, i cili bën shpesh bujë me daljet dhe postimet e tij provokuese, ka prezantuar së fundmi të dashurin e tij.
Pasi kushërira e tij i zbuloi partnerin duke hedhur një foto me të në profilin e saj, Ilirjani ka vendosur që mos ta mbajë më të fshehtë, duke bërë publike dashurinë e tij për të.
Ai ka postuar një video me “çokollatën e tij”, teksa shihen krah njëri-tjetrit.
“Burri im ka shije çokollate! Burri më i mirë në botë!”, shkruan ai krah videos.
Biznesmeni gay ka prezantuar të dashurin e tij me ngjyrë. Ai publikoi një foto të partnerit amerikan në shtrat duke fjetur gjumë dhe shkroi: “Çokollata ime fle si fëmijë.”
Ndërsa në një tjetër postim, u shpreh: “Bashkëshorti im vitin tjetër do bëhet shqiptar”, duke lënë të nënkuptohet se mund të marrë nënshtetësinë shqiptare.
“Jam çun, nuk jam gocë. Look-u nuk të bën femër apo mashkull, organi seksual të bën femër apo mashkull”, theksoi Elton Ilirjani.
