Skip to content

EMRI, Detyron avionin të bëjë ulje emergjente, ja kush është i riu shqiptar që tmerroi SHBA (VIDEO)

Një avion që po fluturonte nga Omaha drejt Detroit-it u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar tentoi të hapte njërën prej dyerve.

Fluturimi Delta Connection 3612, i operuar nga SkyWest Airlines, u devijua drejt Aeroportit të Iowa Lindore në Cedar Rapids, Iowa, sipas raportimeve të CNN.

Sipas mediave amerikane, Mario Nikprelaj, 23 vjeç, nga Nebraska – siç është identifikuar – dyshohet se kishte debatuar më herët me një stjuardesë dhe më pas tentoi të hapte derën e daljes së emergjencës.

“Në datën 17 korrik 2025, rreth orës 18:13, Policia e Cedar Rapids u thirr në Aeroportin e Iowa Lindore pas një incidenti në bord të shkaktuar nga një pasagjer në një fluturim të SkyWest nga Omaha për në Detroit,” thuhet në një postim të Policisë në Facebook.

Nikprelaj u dërgua në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn dhe u akuzua për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të barnave me recetë dhe ngacmim në shkallën e parë, ndërsa nuk përjashtohet ngritja e akuzave të tjera.

Avioni përfundimisht arriti në destinacionin e tij në Detroit, me rreth 90 minuta vonesë, sipas të dhënave nga Flight Aware.

I riu në foton e mesiperme është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një fluturimi nga Omaha në Detroit dhe tentativës së tij për të hapur derën e avionit.

Një prej pasagjerëve, J. Spencer, shkroi në platformën X: U desh të devijonim në Cedar Rapids sepse ky njeri vendosi të hapte derën e emergjencës dhe më pas u përlesh me ekuipazhin dhe pasagjerë të tjerë.

Ndërsa avioni po hynte në pistë për ngritje, ai u çua në këmbë dhe hoqi rripin e sigurimit. Ekuipazhi ndërhyri sërish.

Published inShowbizz