Skip to content

Vrau Ramazan Matajn, babai i autorit: E di se ma ndau vajzën nga 2 burra, djali marrtë dënimin e merituar

Rrustem Hasaj, babai i Arjon Hasaj, që vrau pak ditë më parë Ramazan Matajn në Shkodër, në një intervistë ekskluzive për “Top Story” kërkoi falje në emër të të birit.

Rrustem Hasaj kërkoi që drejtësia të vazhdojë hetimin dhe djali i tij të marrë dënimin e merituar. Ai u shpreh se nuk kishte asnjë informacionin për konfliktin mes djalit dhe viktimës.

Related article  Lajmi i fundit/ Arrestohet ministri dhe disa ish-ministra

“Jam i mbaruar nga ky gjest. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Ta dinte baba, në këtë gjendje sdo shkonte. Unë kam qenë në Tiranë, e mora vesh më vonë, s’kam pasur asnjë info kanë apo jo armë. I kërkoj falje fisit, të atit të tij. Kemi pasur shoqëri. Unë vetë nuk ka qenë në dijeni, s’do ta lejoja të ndodhte. Ai që e ka bërë, marrtë dënimin e merituar. S’kam fytyrë t’i çoj njeri te shtëpia, nuk kam shkuar. I kërkoj ndjesë Fatmir Matës, më ka marrë në qafë me katër fëmijë”.

Rrustem Mataj pohoi se ishte në dijeni të faktit se viktima kishte ngacmuar vajzat e tij.

Related article  'Je si nje lecke...' Anaidi zbulon takimin sekret mes Gjesti dhe Egli: Ja si ndodhi refuzimi

“Djali ka deklaruar se është prishur me burrin e parë nga ky person, me burrin e dytë po ashtu. Unë e kam lënë në heshtje, jam në dijeni që e ka ngacmuar”.

Mes frikës për hakmarrje, ai kërkoi të largohet së bashku me familjen. “Kërkoj të largohem një orë më parë me familjen time”, tha ai.

Related article  E rende! I riu hyn në shtëpinë e fqinjës së moshuar dhe e... (VIDEO)

 

Published inLajme