Skip to content

Tedi Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit erdhi pasi u zbulua…

Tedi Blushi, ish-kreu i kabinetit të Ilir Metës, ka deklaruar se përdorimi i kartave bankare nga Monika Kryemadhi ka qenë shkaku kryesor i divorcit mes saj dhe Ilir Metës. Blushi theksoi se ky veprim përbën jo vetëm një shkelje të ligjit, por edhe një tradhti ndaj besimit të Metës.

Blushi specifikoi se kartat e zbuluara nga SPAK nuk janë në emër të Ilir Metës dhe nuk janë përdorur prej tij. “SPAK tregon në emër të kujt janë kartat dhe kush i ka përdorur. Nuk është z. Meta fare. E thotë SPAK,” u shpreh Blushi. “SPAK thotë se kartat janë në emër të Shatkut dhe në emër të Monika Kryemadhit. Nuk ka asnjë kartë të Metës.”

Sipas Blushi, Ilir Meta ka mësuar për ekzistencën dhe përdorimin e këtyre kartave nga SPAK. “Në momentin kur Meta është vënë në dijeni të këtyre kartave, ai ka bërë dhe divorcin me zonjën Kryemadhi si një tradhti e para për një shkelje ligji, dhe ndaj besimit të tij,” shtoi ai. “Kjo çoi në divorc pa diskutim, patjetër, e ka sqaruar vetë z. Meta. Në momentin që është vënë në dijeni nga SPAK, që kemi zbuluar një kartë, çfarë karte ka përdorur dhe në këtë moment ai ka vendosur divorcin me zonjën Kryemadhi.”

Këto deklarata vijnë në një kohë kur SPAK po vijon hetimet për pasurinë dhe veprimtarinë financiare të ish-drejtuesve të lartë, duke përfshirë edhe ish-çiftin Meta-Kryemadhi.

Published inShowbizz