Skip to content

Fotot/ Kjo është “Shota”, bisha e parë shqiptare e blinduar është dizenjuar nga shqiptari

Fotot/ Kjo është “Shota”, bisha e parë shqiptare e blinduar është dizenjuar nga shqiptari

Kompania shqiptare Timak ka përfunduar automjetin e parë shqiptar të blinduar, i cili do të prezantohet në ekspozitën e mbrojtjes dhe sigurisë Eurosatory në Paris. I pagëzuar me emrin Shota, prototipi është dizenjuar nga dizenjatori shqiptar Grigor Andoni.

Related article  Leku i madh po vjen per ju! Këto shenja të zodiakut do të marrin gjithçka që duan deri në fund të muajit

Administratorja e kompanisë Arjeta Puca tha se makina është përfunduar brenda një kohe shumë të shkurtër, rreth 3 muaj dhe me prezantimin e saj kompania ka patur shumë interesim nga shtetet e huaja.

“Automjeti do të prezantohet në panairin e Parisit në datat 17-21 qershor. Që tani ka patur shumë interes sepse na kanë rezervuar shumë takime, jo vetëm për autoblindin, por edhe për produktet tona të tjera,” tha Puca.

Related article  Gjesti-Eglit: “Mu zhduk, kam grua jashtë”- Bëhet viral reagimi i Xum Allushit (Video)

Sipas saj, një tjetër segment ku kompania ka kërkesë të madhe është dhe ai i dronëve.

“Sidomos për dronët ka një kërkesë shumë të lartë. Kompani nga Polonia, çekia, Ukraina kanë qejf të ndërtojnë fabrika këtu në Shqipëri për të prodhuar dronë ushtarakë,” përfundoi Puca.

Related article  Një emigranti i merret jeta në Greqi. Dëshmitarët tregojnë se panë autorin (Foto)

 

Published inShowbizz