Skip to content

Tronditëse ajo që ndodh në mes të Tiranës – Si të miturit shfr.tëzohen deri në orët e vona të mbrëmjes! Me Video

Një artikull i publikuar nga CNA ka sjellë në vëmendje një fenomen të hidhur dhe shqetësues që po ndodh në rrugët e Tiranës: shf-ytëzimi i fëmijëve të mitur për të pastruar xhamat e automjeteve në këmbim të parave.

Sipas artikullit të transmetuar rreth orës 23:00 të së hënës, fëmijë të moshave të ndryshme, madje edhe shumë të vegjël që nuk arrijnë lartësinë e xhamave të makinave, shihen të angazhuar në këtë aktivitet. Shpesh, këta fëmijë janë të shoqëruar nga prindërit, të afërmit ose persona të tjerë që i mbikëqyrin, duke i detyruar të kërkojnë lëmoshë nga drejtuesit e automjeteve nëpërmjet këtij “shërbimi” të imponuar.

CNA thekson se angazhimi i këtyre të miturve në punë të tilla, në orët e vona të natës kur do të duhej të ishin në shtrat, i privon ata jo vetëm nga fëmijëria, edukimi dhe siguria, por i ekspozon edhe ndaj rreziqeve të shumta fizike dhe psikologjike.

Reportazhi nënvizon se ky fenomen është i përhapur në kryeqytet dhe, fatkeqësisht, është bërë pjesë e rutinës së përditshme, duke mos shkaktuar më reagimin e duhur nga shoqëria. CNA TV e ka përcjellë këtë vëzhgim të shkurtër si një kambanë alarmi për këtë problem social që prek të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)

Published inShowbizz