Skip to content

LAJM I FUNDIT – Kris Arma! Burri qëllon gjatë sherrit me fqinjin – Detajet e para

Një incident i rëndë është shënuar në fshatin Dobraç të Shkodrës, ku një 41-vjeçar ka kërcënuar fqinjin e tij duke përdorur një armë zjarri pistoletë dhe duke qëlluar me të.

Pas ngjarjes së raportuar, Policia e Shkodrës ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë 41-vjeçarin me iniciale S. J.. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tij është bërë për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas policise, S.J. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K.

Gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe shuma parash në valuta të ndryshme, së bashku me armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se është përdorur për kërcënimin.

Hetimet lidhur me këtë rast vijojnë nga autoritetet kompetente për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes dhe motivet e autorit të dyshuar.

Published inShowbizz