Skip to content

“Nuk mundesha më”, gruaja vret burrin

Një 33-vjeçare në Itali ka vrarë partnerin e saj 38 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martës në provincën e Monzas.

Mediat italiane bëjnë me bëjnë me dije se para ngjarjes çifti kanë pasur debat të ashpër fizik, dhe sipas dëshmisë së autores së krimit, i shoqi e ka dhunuar atë dhe ajo është mbrojtur duke e sulmuar me thikë.

Related article  E trishte! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku

Pas aktit ajo ka telefonuar urgjencën, por 38-vjeçari nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

“Ai më sulmoi dhe unë u mbrojta. Nuk mundesha dot më”- ka deklaruar 33-vjeçarja, Stella Boggio.

Related article  Ishte në lule të rinisë! Ja kush është 29 vjecari që u gjet i pajetë nga familjarët në parkim

Sipas dëshmive të fqinjëve, debatet me partneren e tij kanë qenë të vazhdueshme dhe të ashpra kohët e fundit. Aq të shpeshta dhe të forta, me britma edhe në mes të natës, duke i shtyrë banorët e pallatit ku jetonin të lajmëronin administratorin.

Related article  Bën reagimin emocionues Rizarta pasi Ledioni e t*rpëroi publikisht

Çifti nuk kishte fëmijë, por Boggio kishte një djalë nga një lidhje e mëparshme.

 

Published inLajme