Skip to content

“Po më vdes çupa ore” – Momente tensioni! Adoleshentja niset drejt Traumës, policia shoqëron babanë

Vajza 17-vjeçare e cila tentoi të vetëvritej me armë zjarri në kokë mesditën e sotme në Vlorë, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është kritike dhe ajo ndodhet në rrezik për jetën.

Ndërkohë, në Vlorë, forca të shumta policie, të shoqëruara nga drejtori i policisë së qytetit, kanë ndërhyrë për të shoqëruar me forcë babanë e vajzës, Saimir H. Ai ka kundërshtuar kërkesën e policisë për t’u marrë në pyetje, duke insistuar se dëshironte të shkonte menjëherë pranë së bijës në Tiranë.

Momente tensioni janë regjistruar kur babai i shqetësuar dëgjohet të thotë: “Po më vdes çupa ore,” ndërsa policia është detyruar të përdorë forcën për ta futur në makinë dhe për ta shoqëruar në komisariat.

Sipas informacioneve paraprake, hetimet e para sugjerojnë se e mitura mund të ketë pasur një konflikt të ashpër me të atin pak para se të ndodhte ngjarja tragjike. Megjithatë, ende nuk ka detaje të qarta mbi motivet dhe rrethanat e plota që e çuan vajzën drejt tentativës së vetëvrasjes. Autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjithë ngjarjen dhe për të kuptuar arsyet që qëndrojnë pas këtij akti të rëndë. Gjendja shëndetësore e 17-vjeçares në Spitalin e Traumës në Tiranë po monitorohet nga afër nga mjekët.

Published inShowbizz