Skip to content

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet qytetin e shenjtë, raportohen viktima dhe te plagosur

Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të plagosur pas një tërmeti të madh që goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash (gjashtë milje), sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri të pasgoditjeve në zonë.

Related article  Gazetarja Ola Bruko rrefehet sesi e la burrin dhe u lidh me nje nga vellezerit korcare

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.

Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.

Related article  Hëna e plotë më 10 korrik do të sjellë rritje të ndjeshme për këto tre shenja të Horoskopit

Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia tradicionale e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti vetëm pas Dalai Lamës.

Related article  Vjen lajmi i keq për Ramën dhe Berishën! Amerikanët

Qarku Tingri, pranë epiqendrës së tërmetit, është një bazë popullore për alpinistët që përgatiten të ngjiten në malin Everest.

Published inLajme