Detaje rrëqethëse ka rrëfyer në Top Story Elton Ilirjani për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj Luke.
Ai tregoi momentin kur ata të dy u takuan në hotelin ku qëndronte diva e muzikës, ndërsa tregoi edhe se djali ishte i trembur.
Ai tha se divorci mes saj dhe Robert ka qenë një pjesë shumë e vështirë dhe se djalin e ka marrë me polici i ati, pas vendimit të gjykatës.
Në fillim kishte frikë të hiqte mbulimin e fytyrës dhe i thash që është e pamundur ta takosh me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe mu desh një orë ta bind.
Ndoshta mbante mend dhe dramat dhe përplasjet kanë pasur kur ishte 5 vjeç sepse Roberti më tha që e kishte marrë me polici sepse nuk ishte as me nënë as me babanë, por në një vend tjetër. Djali ka qenë më vetë në momentin deri sa është marrë vendimi i gjykatës. Është hera e parë ndoshta shumë e rrallë që një gjyqtare grua t’i heqë të drejtën nënës për fëmijën. Kam informacione të trishta se përse është marrë ky vendim. Do doja të konsultohesha me të dhe institucione të tjera për t’i ndarë.
Djali ishte i traumatizuar dhe më kërkoi që asnjë video dhe foto nuk do merrte imazhin e fytyrës së tij madje as në profil. Ai nuk donte që të ishte i famshëm.
Takimi ishte në fillim mbi gjemba, kishte emocion shumë. Parashqevia u ngrit në këmbë, ajo e kontrollon veten, është një grua e fortë dhe nuk qanë kollaj, por ajo pati një emision. Ndoshta nuk pati një emocion tipike shqiptare, por ajo është një nënë artiste, atipike, unë nuk prisja që të reagonte ndryshe, madje u surprizova që ajo i tha ‘shpirt i nënës’ dhe ai që i vuri kokën…”, rrëfeu ai.
Ai tha se djali nuk e njihte dhe nuk e mbante mend fare imazhin e të ëmës.
“Takimi mes Parashqevisë dhe Luke është një takim i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykate që nuk e lejonin. Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm duke u lutur te Zoti.
Sot e them me plot gojën që pavarësisht atyre që kam bërë ishte vullnet i Zotit. Deri sa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit, pasi rrezikonte burgun.
