Skip to content

E dyta në histori – Kush është e vetmja grua që zgjidhet shefe komisariati – Detajet

Kryepolici Ilir Proda ka firmosur sërish ndryshime të rëndësishme në krye të komisariateve të policisë në vend, me Edjona Danon duke u emëruar shefe e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë.

Edjona Dano shënon një moment historik duke u bërë gruaja e dytë në 35 vitet e fundit që merr drejtimin e një komisariati policie në Shqipëri. Ajo ishte e vetmja grua kandidate që fitoi garën për shefe komisariati, duke u renditur në listën e fituesve dhe duke u kualifikuar si fituese në mesin e 290 konkurrentëve që synonin këtë post në fund të vitit të kaluar.

Related article  Përmbytje e madhe, ekspertët zbulojnë cfare e pret vendin tone! Shqipëria rrezikon qe...

Para këtij emërimi, Dano mbante detyrën e Shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjen e të Miturve në Policinë e Tiranës. Ajo ka një eksperiencë të mëparshme si Shefe e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë.

Related article  Ylli Merja: Mos iu ndani hithrës, ja çfarë mund të përfitoni ju prej saj

Ky emërim vjen pas një periudhe të gjatë pritjeje për emërimin e një gruaje në krye të një komisariati policie. Gruaja e parë që mbajti këtë pozitë ishte Anila Popa, e cila shërbeu në komisariatin e Librazhdit për disa muaj gjatë vitit 2016. Emërimi i Edjona Danos pritet të sjellë një frymë të re dhe një perspektivë tjetër në drejtimin e policisë lokale në Kuçovë.

Related article  Kremlini kërcënon SHBA-në: Po preket Khamenei, bota do shkojë në flakë
Published inLajme