Skip to content

Zbardhet skema – Kujdes nga ky mesazh ja si po mashtrohen shqiptarët

Një shqetësim i madh po shkaktojnë në vend mesazhet mashtruese që qarkullojnë nëpër platforma të ndryshme, të kamufluara si njoftime nga Posta Shqiptare. Këto mesazhe përmbajnë linqe të dyshimta dhe kanë si qëllim vjedhjen e të dhënave bankare të qytetarëve, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut të grabitjeve të fondeve nga llogaritë e tyre.

Ky fenomen, i cili nuk është i ri, ka njohur një rritje shqetësuese kohët e fundit, duke u bërë më masiv dhe agresiv. Pavarësisht ekzistencës së Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), duket se këtij institucioni i ka dështuar bllokimi efektiv i këtyre mesazheve mashtruese.

Related article  Dash Sula i jep goditjen e rëndë Berishës, flet për bisedën sekrete me…

Një shembull i mesazhit tipik që po u dërgohet qytetarëve në emër të Postës Shqiptare është: “Posta Shqiptare: Paketa është aktualisht në depo, por nuk mund të dorëzohet për shkak të të dhënave që mungojnë. Ju lutem kontrolloni dhe plotësoni adresën në faqen vijuese: [link i dyshimtë]. Ne ju rekomandojmë që ta kontrolloni sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur problemet.”

Autoritetet dhe ekspertët e sigurisë kibernetike u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe në asnjë rast të mos klikojnë mbi linqe të tilla të dyshimta. Hapja e këtyre linqeve mund të çojë në faqe interneti të falsifikuara që imitojnë faqet zyrtare të institucioneve apo bankave, ku më pas kërkohen të dhëna personale dhe bankare. Ky është një mekanizëm i zakonshëm i përdorur nga hakerat për të vjedhur informacionin e ndjeshëm dhe për të kryer transaksione të paautorizuara.

Related article  Xheneta bën veprimin që askujt nuk ia merrte mendja pasi Jozi g*diti Gjestin, (Foto)

Qytetarët këshillohen që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve dhe të mos ndajnë asnjëherë të dhënat e tyre bankare përmes linqeve të marra në mesazhe të tilla. Në rast se kanë ndonjë dyshim lidhur me një njoftim nga Posta Shqiptare apo ndonjë institucion tjetër, rekomandohet të verifikojnë informacionin direkt në kanalet zyrtare të tyre. Dështimi i AKSK-së për të parandaluar përhapjen e këtyre mesazheve mashtruese ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e masave të sigurisë kibernetike në vend dhe nevojën për veprime më të forta për mbrojtjen e qytetarëve.

Related article  "E dhj*va këtë herë", Arbana Osmani kapet në "shkelje" ne Spanje, veprimi i saj qe nuk ia 'fal' vetes

Published inLajme