Mevlani Shaba, i njohur për publikun nga spektaklet televizive dhe sidomos për historinë e bujshme me Livian, ka ndarë së fundmi një të vërtetë personale që i ka emocionuar ndjekësit e tij.
Përmes një sërë përgjigjesh në Instagram, ai ka konfirmuar për herë të parë se është bërë baba i një vajze, të cilën e ka quajtur Mei.
Lajmi që ai është bërë prind nuk e shoqëroi me bujë, por me një thjeshtësi të ndjerë, tipike për stilin e tij: “Mei”, shkroi Mevlani, duke e përmendur thjesht emrin e vogëlushes që tashmë ka ndryshuar jetën e tij.
Por mes urimeve, një emër vazhdoi të mbizotërojë në mesazhet që ai mori: Livia. Dhe ndonëse është kthyer faqe në jetën e tij personale, është e qartë se kujtimi i Livias nuk është fshirë as nga ndjekësit… dhe as nga vetë Mevlani. 
