Skip to content

Edhe pasi u bë baba, Mevlani nuk harron Livian: Te ndash buken e krevatin, duhet qe te… (FOTO)

Mevlani Shaba, i njohur për publikun nga spektaklet televizive dhe sidomos për historinë e bujshme me Livian, ka ndarë së fundmi një të vërtetë personale që i ka emocionuar ndjekësit e tij. Përmes një sërë përgjigjesh në Instagram, ai ka konfirmuar për herë të parë se është bërë baba i një vajze, të cilën e ka quajtur Mei.

Lajmi që ai është bërë prind nuk e shoqëroi me bujë, por me një thjeshtësi të ndjerë, tipike për stilin e tij: “Mei”, shkroi Mevlani, duke e përmendur thjesht emrin e vogëlushes që tashmë ka ndryshuar jetën e tij.

Por mes urimeve, një emër vazhdoi të mbizotërojë në mesazhet që ai mori: Livia. Dhe ndonëse është kthyer faqe në jetën e tij personale, është e qartë se kujtimi i Livias nuk është fshirë as nga ndjekësit… dhe as nga vetë Mevlani.

Në një prej përgjigjeve që mori më shumë vëmendje, ai tha:

“Sido që të shkojë një histori, nuk shahet partneri apo partnerja. Nëse ke ndarë bukën dhe krevatin me dikë, nuk mund ta poshtërosh sot. Kjo do të thotë që s’ke pasur asnjëherë respekt të vërtetë për atë njeri.”

Një fjali që tingëllon më shumë si homazh për Livian sesa si përgjigje për një komentues anonim. Fjalët e tij nuk ishin për një publik të gjerë, por sikur të ishin dërguar direkt në adresë të një personi të vetëm – një gruaje që në sytë e Mevlanit, duket se ende ka lënë gjurmë.

Dikush e quajti “fshatar të lodhur” dhe “i pavlerë për Livian”. Por edhe këtu, Mevlani nuk u ul në nivele të ulëta. U përgjigj me qetësi dhe me dinjitet:

“Kur je një grua me shumë g… meriton dhe burrin me shumë rr… Bukuria nuk është gjithçka. Gjithsesi, kaq di, kaq thua.”

Mevlan Shaba është bërë baba. Por nuk ka lindje që fshin plotësisht një kujtim të thellë.

Në çdo fjali, në çdo reagim, shihet qartë: ai nuk e harron Livian. Dhe ndoshta nuk ka ndërmend ta harrojë. Sepse ndonjëherë, një dashuri e madhe mund të mos jetë më pjesë e së tashmes… por mbetet gjithmonë pjesë e shpirtit.

Edhe pasi është bërë baba, Mevlani flet sërish për

Published inShowbizz