Skip to content

Merret vendimi për Noizyn nga autoritetet zvicerane – Detajet

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është arrestuar të shtunën, më 5 korrik, në aeroportin e Zyrihut nga autoritetet zvicerane. Sipas raportimeve të mediave lokale, ndalimi i 38-vjeçarit është urdhëruar nga Zyra e Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme.

Portali Watson.ch ka njoftuar se ndaj Noizyt rëndojnë disa akuza penale dhe prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të. Megjithatë, vendimi përfundimtar nga gjykata zvicerane ende nuk është dhënë, dhe reperi, deri në një vendim të kundërt, mbetet i prezumuar i pafajshëm.

Related article  “Mami humbi jetën kur isha 2 vjeçe”/ Rrëfimi drithërues i Danjës në Big Brother: Babai na solli një nënë që na rriti

Arrestimi i Noizyt ka tronditur fansat e tij dhe komunitetin e artistëve shqiptarë në diasporë. Reperi kishte planifikuar të performonte në një event të paralajmëruar në “Rinora 4” në Rümlang, por pas arrestimit të tij, koncerti është anuluar dhe të gjitha postimet promocionale lidhur me këtë ngjarje janë fshirë nga rrjetet sociale.

Related article  “Përgatituni për ndryshime rrênjêsore”, shenjat që do të bejne lek të paparë në gjysmën e dytë të 2025

Përtej karrierës së tij muzikore, Noizy shpesh është përmendur edhe për lidhjen e tij me sferën politike në Shqipëri. Ai është parë disa herë në skenë gjatë fushatave elektorale duke mbështetur Kryeministrin Edi Rama, një fakt ky që ka rikthyer debatet në opinionin publik pas lajmit të arrestimit.

Related article  Ledri feston ditelindjen, Xhensila ndez rrjetin me urimin për te pas aludimeve per romance (FOTOT)

Aktualisht, Noizy ndodhet në Zvicër në pritje të vendimit të gjykatës lidhur me kërkesën e prokurorisë për qëndrimin e tij në paraburgim. Detaje të tjera rreth akuzave specifike ndaj tij ende nuk janë bërë publike.

Published inShowbizz